Deklarata bombë e Bolton: “Shkëmbimi teritoreve nuk qe ide e SHBA, e kërkuan Thaçi dhe Vuçiçi

190802-john-bolton-donald-trump-2018-ac-616p_79f84d3e29bc5bc2ef79ce2ec55b1624-e1593897270777-1024x550.jpg

Më në fund ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka vënë gishtin për të treguar ideatorët e vërtetë të idesë së shkëmbimit të territoreve. Ai ka përmendur me emër Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin si ideatorë të një projekti që ai nuk e ka kundërshtuar. “Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar” ka thënë ai me zë dhe figurë për emisionin Fokus të gazetarit Robert Papa që transmetohet në Fax News.

Bolton në intervistën ku ka folur edhe për librin e tij të ri kundër Trump, ka pranuar edhe se kjo ide kundërshtohej nga disa vende europiane, por ka theksuar ai nëse dy vendet arrinin marëveshjen, vështirë se dikush do të kishte forcë ti dilte kundër. “Një nga gjërat që do të diskutonim  ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se  kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni.  Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër a do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte”, tha Bolton në emisionin Fokus.

Në fakt, ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nuk pohoi asgjë më shumë sesa ajo që pati thënë në 24 gusht 2018, në Kiev.  I pyetur nga Radio Free Europe në një konferencë për shtyp, Bolton pohoi se SHBA-të nuk do ta pengojnë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë edhe nëse ajo përfshin shkëmbimin e territoreve. “Unë mendoj se ka shenja të reja se të dyja qeveritë shumë qetësishst mund të kenë vullnetin për të negociuar mbi këtë. Politika jonë, politika e SHBA-ve është se nuk do ta pengojë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë edhe nëse ajo përfshin shkëmbimin e territoreve.”

Dhe që nga ajo kohë  të gjithë atyre që kanë kundërshtuar këtë dill si në Prishtinë si në Berlin u është shitur fabula se kjo qe një ide amerikane prandaj duhej pranuar. Ky është një shanc që mund të jepet një herë në një shekull, e komentoi atë kryeministri shqiptar Edi Rama.

Por ndërsa në Ballkan plani shitej si amerikan, i dërguari special i Trump, Grenell tha se s’kishte dëgjuar kurë për të. Pak kohë më pas ai ndryshoi mendim dhe ia la fajin Boltonit për idenë e ndryshimit të kufijve. Ai deklaroi në Fax News se: “Për momentin jam në një situatë jo të mirë për shkak të asaj që krijoi John Bolton, i cili mendonte ndryshe nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim territoresh, por kjo nuk ka qenë në asnjë mënyrë politikë e Trump. Të dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton”.

Tani John Bolton foli në vetën e parë. Ai nuk mbrojti as obsionin se ky qe një plan amerikan dhe as mohoi se ka pasur një projekt për ndryshim kufijsh. Ai thjeshtë e pranoi atë, por ama duke treguar edhe ideatorët e projektit: Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiçi që me sa duket kishin rënë që më parë dakord sëbashku.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303