fbpx

Deklarata e bujshme e Ramës: Kujdes Tirana e Durrësi, mund të bëhen Valertoja jonë

Kryeministri Rama vijon të jetë i ashpër me deklaratat sa i përket situatës së respektimit apo jo të rregullave të karantinës.

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Neës 24” paralajmëroi ashpër se se Tirana e Durrësi mund të bëhen Valertoja jonë, në rast se nuk respektojmë rregullat e karantinës.

“Hileqarët kujtojnë se ia hedhin edhe virusit. Nuk ndodh në Tiranë, por ndodh në tregun e Kombinatit a diku tjetër. Janë ndaluar grumbullimet e njerëzve në një vend të caktuar. Do ketë lehtësim të masave për oraret. Vetëm një person nga familja mund të dalë jashtë. Disa nuk duan që të kuptojnë se nuk ka më keq se t’i japësh lamtumirën njeriut të dashur.

Në të gjithë botën, nuk ka varrime, sepse ai që kthehet mban rrezikun e vdekjes. Në Peshkopi ishte bërë një varrim dhe nuk doja që ta shpërndarja, por ja që ky rast na kujton se duhet që të jemi të ndërgjegjshëm në këtë periudhë. Shpresoj që të prekurit në Shkodër mos të kthehen nga morti në mort. Më e keqja nuk ka kaluar. Kjo është cështje e sahatit të trurit. Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, mund të bëhen Vaterloja jonë, nëse nuk ia themi nga trutë. Kush shkel rregullat në mënyrë të përsëritur, mund t’i hiqet liria”, tha Rama.