Deklarata e bujshme për flokët kaçurrela dhe uiskin, deputeti nxjerr fotot: Po ua plotësoj dëshirën

deputeti-1-780x405.png

Deputeti Kostaq Papa bëri një deklaratë të bujshme pak kohë më parë në Parlament, ku thoshte se kur ka qenë i ri i ka pasur flokët e gjatë dhe me kaçurrela si dhe qeraste femrat me uiski.

Por sot Papa ka publikuar disa foto nga rinia e tij, ku shkruan se ‘po ua plotëson dëshirën’ atyre që donin ta shikonin me flokët me kaçurrela.

“Për ata që duan të shohin foto me kaçurrela po ua plotësojmë dëshirën! Foto të viteve 1984 në Sarandë, Korçë, Voskopojë,1985 Memaliaj e Korçë,1986Korçë dhe foto si Emigrant në Athinë më 1991 e 1992. Do pasojnë dhe foto të tjera për të hequr kureshtjen”, shkruan Papa në “facebook”.

Deklarata e bujshme në parlament:

“Të gjithë duhet të jemi xhentëlmen meqë kanë ndodhur disa gjëra me femrat, periudhën e kaluar. Femrave duhet t’u kërkojmë ndjesë dhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për femrat. Sepse në rininë time, të gjitha femrat që më janë afruar mua, kur kisha dhe kaçurrelat por kur kisha dhe paratë, kanë pirë më shumë Ëhisky ose pije të mira sesa ujë. Faleminderit”, ka qenë kjo deklarata e bujshme e tij.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303