Deklarata e fortë/ Albin Kurti: Nuk ekziston transkripti nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë, ja çfarë thashë

7507e85ccbc5a3d6a973d40c3c5f861d_L.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është njoftuar se nuk ekziston transkripti nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë që u mbajt javën e kaluar.

Kjo ka thënë Kurti po ndodhë sepse Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur.

“Më 17 mars u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë dhe po më njoftojnë që hardisku nuk e paska regjistruar fare transkriptin. Kjo po ndodhë sepse Kosova vazhdon me qenë shtet i kapur. Ka ndryshuar vetëm qeveria, nuk ka ndryshuar prokuroria, gjyqësori, arsimi, shëndetësia vetëm kjo qeveri ka ndryshu dhe këtë po tentoni ta rrëzoni.

Fakti që hardisku nuk ka regjistruar është se unë deklarova që ka pas tentim puci në Kosovë më 17 mars. Tjetra, u tha që po dorëzohemi, unë s’po jap dorëheqjen, ky është rrëzim. As dorëheqje as dorëzim s’ka. Është vendim i juaj.

U bë mirë qe e mora vesh të vertetën, tarifa kërkohet të hiqet pa reprocitet për të bërë marrëveshje jo për të fillu negociatat. Edhe pse jemi qeveri, shteti vazhdon me qenë i kapur, shteti nuk është demokratik”, u shpreh Albin Kurti

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303