fbpx

Deklarata e fortë e Berishës: Fatos Klosi autori kryesor në vrasjen e Ahmet Krasniqit

Ish-Kryeministri Berisha ka hedhur dritë mbi vrasjen e ish-ministrit kosovar të mbrojtjes Ahmet Krasniqi, i cili u ekzekutua në Tiranë në shtator të vitit 1997.

Berisha akuzoi direkt ish-shefin e shërbimeve sekrete Fatos Klosi si organizator të kësaj vrasje.

“E kam njohur dhe ruaj për të kujtimet më të mirë e më të madh. Ka qenë një burrë i rrallë fisnik. Ka ardhur në zyrën time, një herë me Bujar Bukoshin, pastaj vetëm, me kërkesën që të bashkëpunoja. Ishte burrë fisnik. SHIK-u shqiptar dhe Fatos Klosi, autori kryesor i vrasjes. Ai shoqërohej nga oficerë të SHIK gjatë qëndrimit në Shqipëri. Ahmet Krasniqi, 24 orë para, i marrin atij dhe rojeve, armët.

E çarmatosin për të ekzekutuar. Në momentin e vrasjes ka qenë dy oficerë të SHIK-ut, nuk kanë qëlluar por e kanë mbajtur për ta vrarë. 1 ose 2 të maskuar kanë qëlluar mbi. Ngjarja është kryekëput vrasje shtetërore e qeverisë shqiptare. Vrasje në pabesinë më të madhe, në besën e tyre.

Autori kryesor është Fatos Klosi, që në qeverinë time ndiqej si bashkëpunëtor i dy shërbimeve të huaja. Pse nuk është zbardhur kurrë? “Sepse për fatin e keq të Shqipërisë prokurorët qëlluan qenë besnikë të PS. Kjo është vetmja arsye. Kur u bëra kryeministër jam përpjekur shumë”.

Nëse bëhet një hetim serioz del se është autori është Fatos Klosi. Dihen me emra oficerët e SHIK që kanë qenë aty”, tha Berisha.