fbpx

Deklarata e fortë e Metës: Aeroportin e Kukësit e kam bërë unë kur isha kryeministër

hghjbgjhdbgjdh.jpg

Nga Vlora presidenti Ilir Meta ka ironizuar projektet e qeverisë për aeroportet në vend. Përpara gazetarëve kreu i shtetit tha se aeroportin e Kukësit e ka bërë ai kur shërbente si kryeministër.

“Aeroportin e Kukësit e kam bërë unë kur isha kryeministër dhuratë nga Emiratet Arabe. Erdhi një i papërgjshëm pas meje, natyrisht jo zoti Majko por një tjetër dhe i hoqi emrin. Ata u mërzitën dhe nuk kanë hapur as ambasadë sot. Se i fusin këta një bojë dhe një tender është çështje tjetër,” tha presidenti.

Gjithashtu, Meta apeloi edhe njëherë për zgjidhje të situatës me kontrollorët, të cilët janë futur në grevë duke pezulluar këhstu të gjitha fluturimet në aeroportin e Rinasit.

“Dua ti sqaroj të gjithë qytetarët se presidenti ka qenë është dhe do të jetë për të gjetur zgjidhjen. U them kontrollorëve qëndroni në detyrë dhe sa më të qetë. Duhet të jeni aty pa asnjë lloj stresi. Ju garanton Presidenti çdo gjë do të plotësohet. Nëse qeveria i jep zgjidhje sot është mrekulli dhe do e duartrokasim,” tha Meta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303