fbpx

Deklarata e fortë: ‘PS – PD, në një aleancë të heshtur’

auto_rama-basha-pakti1512459410.jpg

Për Koço Kokëdhimën, liderët e PS dhe PD, janë armiqtë e lirisë dhe integrimit të Shqipërisë.

Në një reagim në facebook, ndërsa analizon fjalimet e krerëve të dy partive kryesore në vend, Kokëdhima shkruan se njëri dhe as tjetri nuk zunë në gojë hapjen dhe ndryshimin e sistemit

“Rama dhe Basha as nuk e mendojnë, që të heqin dorë nga kapja e shtetit, uzurpimi i zgjedhjeve dhe kryetaro-kracia. “Zgjidhja” e ka paralajmëruar me kohë se këta dhe satelitët e tyre janë në marrëveshje të përhershme dhe nuk heqin dorë nga ndarja e pushtetit në tavolinë.

PS e PD janë dy Sh.p.k.-të e kryetarëve me të cilat ata kanë kapur parlamentin, qeverisjen, mediat, ekonominë, të tashmen dhe të ardhmen e popullit tonë. Nuk heqin kurrë dorë as nga ndarja e tepsisë dhe as nga oligarkët dhe kriminelët që bashkë i kanë, por herë-herë i shkëmbejnë, sipas rotacionit.” Shkruan Kokëdhima.

“Kuptohet qartë se kush dhe për çfarë arsye e pengon dhe nuk e do ecjen përpara të Shqipërisë drejt klubit të BE-së. Dita-ditës shqiptarët e kanë kuptuar përfundimisht, se PS-PD dhe LSI ekzistojnë vetëm për të bërë plaçkë e pasuri, duke vjedhur vendin me njerëzit më të varfër në Europë. Rama e Basha janë armiq të lirisë dhe prosperitetit të këtij populli.

Sundimi i tyre jeton mbi shtypjen e pamëshirshme të popullit. Ata mbrojnë me çdo mjet status-quo-në 30-vjeçare, që i ka bërë shqiptarët skllevër në shtëpitë e tyre. Ata ndihmoen nga ushtria e vulgut më të errët të kombit shqiptar, militantët trutharë e mjeranë të PS-së e PD-së.

‘Zgjidhja’ fton popullin shqiptar dhe të gjithë faktorët progresistë që të ndjekin projektin e saj për flakjen në koshin e historisë, të kësaj elite drejtuese e cila nuk e fsheh më se di të bëjë vetëm shushunjën në trupin kockë e lëkurë të Shqipërisë që po jep shpirt!”

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303