fbpx

Deklarata e fortë/ Sërish në krye të PD? Berisha “tund” demokratët, paralajmëron rikthim të fuqishëm në parti

1-11-768x413.png

Lideri historik i Partisë Demokratike bën deklaratën e fortë, ku paralajmëron një kthim të fuqishëm. Me zë dhe figurë, Berisha u shpreh se do të rikthehej në poste drejtuese të partisë, duke mos përjashtuar as rikthimit si kryetar, duke dërguar kështu një sinjal ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Ish-kryeministri i vendit duke përdorur shprehjen “kurrë mos thuaj kurrë”, anglisht dhe shqip, si për të dërguar një mesazh, ka theksuar se nuk do të frenojë më veten nga të drejtat që i garanton Kushtetuta si qytetar.

“Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never! E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor sot prapë. Po ecja në një drejtim dhe kam ndërruar. Drejtimi i PD? Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timën kushtetuese më,”-tha Berisha në intervistën e tij për Syri.tv

Po për kë ishte mesazhi? Pse 3 ditë para ditës së zgjedhjeve që priten të zhvillohen brenda Partisë Demokratike? A do të sfidojë Berisha, kryedemokratin aktual Lulzim Basha në një proces të dytë? Nëse jo në krye të PD, kë post synon Berisha?

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303