Deklarata e Presidentit francez/ Tensionohen marrëdhëniet mes Erdoganit dhe Macron

macron.jpg

Në një intervistë të publikuar në televizionin France5 si pjesë e dokumentarit të titulluar “Erdogani: sulltani që e sfidon Evropën”, Presidenti Emmanuel Macron pretendon se Turqia është duke u përpjekur që të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit që e udhëheq, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.

“Do të ketë përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme. Është e shkruar dhe rreziqet nuk janë shumë të fshehta”, deklaroi presidenti francez.

Ai nuk i saktësoi hollësitë rreth pretendimit për ndërhyrje, por e përmendi mundësinë që Turqia “të luajë me opinionin publik”, shkruan Anadolu.

Macroni gjithashtu pretendoi se Turqia vitin e kaluar ia devijoi komentet rreth Islamit, të cilin e quajti fe në krizë pas një vargu të sulmeve terroriste në Francë.

“Shumë qartë, vjeshtën e kaluar kishte politikë gënjeshtrash. Gënjeshtra të gënjeshtrave shtetërore, të shpërndara nga mediet e kontrolluara nga shteti turk, të shpërndara nga kanale të mëdha të kontrolluara nga Katari”, shtoi ai.

“Komentet e mia u falsifikuan dhe Franca u paraqit si një vend që ka një problem me Islamin”, tha Macron, ndonëse theksoi se ka vërejtur dëshirë nga Erdogani për t’u riangazhuar në raporte mes dy vendeve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303