fbpx

Deklarata e Ramës për protestat, reagon Berisha

c04782c399181f58429896e02ba19578_L.jpg

Shumë të komentuara kanë qenë protestat e zhvilluara nga opozita, ku kryeminsitri Rama dhe edhe një deklaratë për median italiane ‘Il Messaggero’.

“Por çfarë proteste e popullit? Këtu nuk jemi përballë jelekverdhëve, studentëve, sindikatave apo forcave të tjera të shoqërisë. Kjo është protesta e organizuar nga establishmenti i para 5 viteve që është përzënë me forcë nga populli me një milion vota. Më vjen keq që mediat italiane i kanë dhënë aq shumë rëndësi një manifestimi të opozitës në të cilën është nxitur dhuna”, tha Rama.

Ndërkohë, ditën e sotme ka ardhur reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha, i cili thotë se  kjo tregon verbërinë e mendjes së një diktatori që po i vjen ‘ngordhja’.

Reagimi i Berishës

“Miq, kur te verbohen syte e mendjes ke humbur çdo komunikim me realitetin dhe ke marre fund. Ky sindrom i çdo diktatori e ka pushtuar Edvinin. Ai dje iu tha mediave italiane se protesta e studenteve ishte proteste sepse studentet ishin popull. Kurse protesta cunam e popullit opozitar nuk ishte pasi sipas tij ata nuk jane popull. Pra sipas tij nuk jane popull ata qindra mijra qytetare qe mbushen rruget dhe sheshet e Tiranes si kurre me pare me date 16 dhe 21 shkurt. Jo ata nuk jane popull pasi per ate ata jane te padukshem. Edvin vertet tmerri te ka verbuar syte e mendjes dhe nuk te lejon ti shohesh ata paçka se ata te padukeshmit te detyruan t’ja mbathesh per ne Vlore dhe te rrethosh parlamentin me tela me gjemba si kurre me pare. Edvin ky eshte verbimi i syve te mendjes, verberia absolute, sindromi me i tmerrshem i çdo diktatori qe shaqet tek ai para se ti vije ngordhja nga te padukshmit, nga ata qe ai nuk i quan popull. Mjer ti, fati i zi i tyre te pret. Lipsu, lipsu nje minute e me pare! Sb”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303