fbpx

Deklarata e Yuri Kim për 5 Qershorin, Rama: Për ambasadorët flas kur jam me ta

G-2-1.jpg

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në Vlorë dhe Asamblenë e PS, komentoi deklaratën e ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Dy ditë më parë ambasadorja Kim i rikujtoi kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha marrëveshjen e 5 qershorit, ndërsa i bëri me dije se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin gjithmonë Shqipërinë, por janë udhëheqësit pala përgjegjëse.

“Për ambasadorët flas kur jam me ta”,  tha Rama.

Sakaq kryeministri u shpreh se Vlora duhet të ketë miliona turistë në dekadat e ardhshme, por sipas tij ka ende pakënaqësi, dhe energjia e infrastrukturës do të tejçohet dhe në periferi apo komuna.

“Sot dikush në periferi të Vlorës thotë dikush këtu asgjë s’është bërë. Më parë pritshmëria nuk ekzistonte, kurse sot ka pritshmëri. Mandati i 3-të për Vlorën do të jetë çuarja e infrastrukturës së energjisë brenda periferive dhe komunave. Ka shumë për të bërë, nuk është objektiv për Vlorën, por duhet që Vlora në dekadat e ardhshme të ketë miliona turistë”, theksoi Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303