fbpx

Deklarata shokuese e ish-lojtarit: Strakosha nuk ka dëmtuar kaviljen por ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Ish-lojtari i Torino e Bari, Massimo Brambati ka shokuar futbollin italian me deklaratën e bërë së fundmi.

Brambati u shpreh gjate nje lidhje të drejtpërdrejtë se një lojtar i Lazio dhe një i Milan janë pozitivë me koronavirus.

Sipas tij, Strakosha i cili luan me Lazio-n nuk ka dëmtuar kaviljen por ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Janë dy lojtarë, një i Milan dhe një i Lazio, pozitiv me corornavirus. Ai i Lazios është Strakosha, për të cilin thonë se është dëmtuar në kavilje por nuk është e vërtetë, ka bërë një tampon dhe ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Nuk e di për Ibrën por Kessie i Milan është pozitiv”, tha ai.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Dimitri, vëllai i Tomas Strakoshës i cili përgënjeshtron një lajm të tillë:

“Duhet të të vijë turp që përhap gënjeshtra të tilla, nëse nuk do të ishte për moshën tënde, personalisht do të hidhja në gjyq për informacion të rremë”, shkroi ai në Instagram.

Këto deklarata të futbollistit kanë vënë në rrezik rifillimin e futbollit italian, i cili është në garë me kohën për të rifilluar sezonin.