Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pas vizitës së delegacionit të Parlamentit Europian në vendin tonë.
Rama është shprehur se ndihet në siklet pasi sipas tij në mendjet e eurodeputetëve mendimi është edhe më i keq për këtë sjellje të opozitës.
“Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike! Çfarë sikleti kur mendon se sa më keq se sa thonë u duket atyre, kjo shfaqje brutale dritëshkurtësie ndaj njerëzve e vendit”, shkruan Rama në rrjetin social. /real-news.tv/
Advertisement