fbpx

Dekorata e Ramës për Merkel, Nazarko: Gjermanët shmangën Metën

A4B3BE49-EFAC-4AA7-8572-71F46F039B4D.jpeg

Kryeministri Edi Rama nderoi sot kancelaren gjermane Angela Merkel me medaljen “Ylli i Mirënjohjes” gjatë vizitës disa orëshe që zhvilloi në Tiranë.

Analisti Mentor Nazarko, ish-këshilltar i Presidentit Rexhep Meidani u shpreh mbrëmjen e sotme në “LOG” se dekorata mund të ishte Presidenciale, por shtoi se gjermanët nuk kanë dashur që t’i japin vizibilitet Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Për shkak se ishte vizitë lamtumirë munguan ato mesazhet që i drejtohen politikës së brendshme. Zgjodhi Shqipërinë dhe Serbinë si dy vendet kryesore dhe e theksoi rëndësinë e Shqipërisë si një vend që ka pakica apo ndërlidhet, se shqiptarët janë në disa vende të rajonit i dha një vend të veçantë Shqipërisë.

Megjithatë vendtakimin për liderët e rajonit e zgjodhi që ta kishte në një vend të biznesit gjerman. Ishte një vizitë në të cilën nuk u përfshi, ose nuk i dha vizibilitet aktorëve të tjerë institucionalë në Shqipëri. Ta zëmë ajo dekorata, po kjo ndoshta është edhe për shkak të zotit Rama.

Ajo dekorata mund të ishte presidenciale, por ishte kryeministrore. Në fakt nuk është as e parashikuar në atë sistemin ligjor të Shqipërisë. Por gjithsesi ishte një nderim që i takonte, por duket se edhe vetë gjermanët nuk kanë dashur që të përfshihen, t’i japin vizibilitet Presidentit” tha ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303