Dekreti i presidentit, PD-LSI letër Kuvendit: U shkel rregullorja

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka denoncuar vendimin skandaloz të qeverisë për të ulur nga 15 përqind në 8 tatimin mbi dividentin, madje edhe per vitet e mëparshme.

Ai deklaroi se ky ligj i Ramës që binte ndesh me premtimet e veta elektorale: ”Kush fiton më shumë, paguan më shumë”.

Po ashtu Vasili denoncoi edhe procedurën antiligjore se si u kalua ai në parlament.

Vasili akuzoi rëndë se oligarkët u kanë dhënë peshqeshe qeveritarëve për miratimin e këtij ligji.

Kreu i grupit parlamentar të PD Edmond Spaho dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i janë drejtuar me një letër Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku kërkohet anulimi i rrëzimit të dekretit të Presidentit për ligjin e  ‘tatimin mbi të ardhurat’.

Në letër, PD-LSI thekson se është shkelur rregullorja e Kuvendit duke rrëzuar dekretin e presidentit pa kaluar 12 orë nga miratimi dhe administrimi i këtij akti në Kuvend.

Të gjithë qytetarët shqiptar me këtë akt të fundit kuptojnë më së miri arsyet se pse opozita ka ndërtuar një marrëdhënie të kushtëzuar me këtë Parlament të kapur dhe të dorëzuar në duart e krimit dhe oligarkëve, qëndresa jonë do të jete e palëkundur.

Ne do t`i shkojmë të vërtetave deri në fund dhe personat përgjegjës do përgjigjen një për një këtu, në Prokurori.

Do ta paguajnë deri në fund dhe me dënimet që parashikon edhe kodi përkatës i procedurës penale, në mënyrë që dënimi i tyre të bëhet një shembull për këdo që do guxonte të dhunonte procedurat e shtetit, të dhunonte Kushtetutën, të dhunonte rregullat e funksionimit të Parlamentit në një vend demokratik

(real-news.tv) 

 

Lër një koment