Dekreti/ Presidenti Meta i kthen Kuvendit ligjin “Për aktivitetet e turizmit detar”. Ja arsyet

Meta-deklarata-14-768x512.jpeg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim ligjin “Për aktivitetet e turizmit detar”.

Bashkë me dekretin e kthimit, Meta sqaron gjatë të gjitha arsyet pse Kuvendi duhet ta rishikojë këtë ligj.

Presidenti i Republikës vlerëson nismën e qeverisë dhe të Kuvendit për të rregulluar kuadrin ligjor, në të cilin do të duhet tëushtrohen veprimtaritë e turizmit detar, sepse garancia në ushtrimin e këtyre veprimtarive, si nga këndvështrimin ekonomik, ashtu dhe nga këndvështrimi i një shërbimi më të sigurt që u ofrohet qytetarëve në zonat turistike, ka rëndësi të veçantë për nxitjen e turizmit.

Megjithatë, sipas tij ligji nr. 43/2020 “Për aktivitetet e turizmit detar”, pavarësisht objektivave të deklaruar në nenin 1, për shkak të formulimevetë paqarta tëdisa dispozitave të tij, duket se nuk shkon kah përmbushjes së këtyre objektivave.

“Ky ligj, për shkak të çështjeve që do të shtjellohen në vijim të këtij materiali shoqërues, ka nevojë për përmirësim dhe duhet të rishqyrtohet në tërësi nga Kuvendi i Shqipërisë, në përputhje me rregullat, parimet kushtetuese dhe legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Ligji nr. 43/2020, në disa dispozita të tij, bie ndesh me nenet 3, 11, 14/1, 116, 118 të Kushtetutës dhe nuk është në harmoni me disa dispozita të Kodit të Procedurës Civile. Për këto arsye që shpjegohen në vijim, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin e tij në Kuvend për rishqyrtim”, thuhet ndër të tjera në argumentimin e Metës.

scroll to top