fbpx

“Del ajo e çmendura dhe thotë se…”. Kryeministri Rama ‘shokohet’ nga ajo që dëgjoi prej Kryemadhit: Shkon ju thotë njerëzve që…

ma-1.jpg

Kryeministri Edi Rama ka dalë me një deklaratë edhe për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhit, ku e ka quajtur ‘të çmendur’ që i ka mbushur njerëzit plot me përralla duke thënë se shkolla “Sami Frashëri” do të ndërtohet në Paskuqan dhe në vendin ku ajo ndodhej do të ndërtohen pallate.

“Po mendoja se sa shumë kohë humb në Shqipëri për gjërat që duhen bërë. Po këtu është dhe ana tjetër e medaljes sa kohë humbet për shkak të stërkëmbshave dhe një ngatërrese që është e turpshme politike. Unë nuk e di se çfarë fiton një parti politike duke vonuar projektin tek hyrja e Tiranës. Dihet se kush humb, humb komuniteti dhe humbin njerëzit që janë aty. Humbin ata që manipulohen me përralla. Del ajo e çmendura dhe thotë se shkolla ‘Sami Frashri’ do të bëhet në Paskuqan sepse do të bëhet pallat këtu. Në kohën që jetojmë, me streset që ka, me mediat që nuk filtrojnë informacionin, por dhe fuqinë që ka gënjeshtra për të bërë xhiron e botës, këto janë të tmerrshme”, tha Rama.

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303