Del analiza e kreut të Mbrojtjes Civile në Itali, dyshohej se ishte prekur nga Covid-19

Kreu i Mbrojtjes Civile italiane Angelo Borrelli, ditën e djeshme ka shfaqur simptoma të ngjashme me COVID-19 si temperature gjatë komitetit operativ.

Borelli   ka rezultuar negativ ndaj analizës së koronavirusit.

Ky ishte edhe shkaku pse ditën e djeshme Mbrojtja Civile lajmëroi se konferenca e përditshme për shtyp mbi urgjencën e koronavirusit që zhvillohej çdo ditë në orën 18:00 u pezullua.