Del autopsia e aktores Naya Rivera që u mbyt në liqen!

naya-rivera-abortion-anorexia.jpg

Autopsia e aktores Naya Rivera konfirmoi se ajo ka vdekur duke u mbytur dhe nuk kishte shenja droge ose alkooli.

Zyra e Kontrollit Mjekësor të Ventura-s publikoi informacionet e autopsisë të martën duke konfirmuar se trupi i gjetur të hënën ishte i 33-vjeçares Rivera.

Mënyra e vdekjes së saj u cilësua si aksidentale.

“Gjetjet e autopsisë përshtaten me mbytjen dhe gjendja e trupit është në përputhje me kohën kur ajo ishte zhytur. Në autopsi nuk u identifikuan lëndime traumatike ose sëmundje. Nuk ka asnjë indikacion nga hetimi apo ekzaminimi që droga ose alkooli luajtën një rol në vdekjen e saj, por ekzemplarët do të dorëzohen për testimin e toksikologjisë”, thuhet më tej.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303