33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Zbulohet shkaku i vdekjes së Emiliano Sala

spot_img

Emiliano Sala, sulmuesi i Argjentinës, i cili humbi jetën për shkak se avioni me të cilin ai udhëtonte ra në Kanalin Anglez më 21 janar, ndërkohë që po fluturonte nga Nantes në Cardiff.

Autopsia ka zbuluar se futbollisti vdiq si pasojë e “plagëve të marra në kokë dhe në gjoks” dhe pasi trupi i tij u tërhoq nga avioni më 4 shkurt, u identifikua vetëm falë gjurmëve të gishtave.

Këtë gjë e zbuloi autopsia pas një hetimi për vdekjen e tij. Një raport i plotë i degës së Hetimeve Ajrore nuk do të publikohet për një periudhë prej 6 deri në 12 muaj, por një raport paraprak duhet të dorëzohet brenda dy javësh.

Ndërkohë, nuk gjen paqe familja e David Ibbotson, pilotit që drejtonte piper N264DB Malibu që ra në Kanalin Anglez. Vajza e tij i tha sot “Good Morning Britain” se familja ka mbledhur deri tani 140,000 sterlina për të financuar një operacion kërkimi që do të kushtojë më shumë se dyfishi i kësaj shume. “Nëse ke shpresë, nuk duhet të dorëzohesh – tha ajo – Ai nuk do të ndalte së më kërkuari”.

Edhe bashkëshortja e pilotit kërkon trupin e tij. “Ne e dimë se ai ka ikur, por e duam mbrapsht. E dimë që ka vdekur por e duam në shtëpi”, ishte apeli i bashkëshortes së tij./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat