17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Del denoncimi i fortë: Ja si po deformohet vota, aty ku qytetari ka vendosur një “X” po…

spot_img

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në qarkun e Tiranës, Boiken Abazi sapo ka bërë një reagim të fundit në rrjetin social Facebook. Ai ka bërë me dije se vota po deformohet dhe po vidhet pasi sipas tij, po aplikohen disa mënyra.

Ai shtoi se këto raste janë evidentuar në disa qendra numërimi të cilat do të bëhen publike në vijim.

Postimi i Plotë:

Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim:

Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS.

Deri tani këto raste i kemi evidentuar në disa Qendra Numërimi të cilat do i bëjmë publike në vijim.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat