Del ekspertiza/ 27 plumba për të vrarë 26-vjeçarin nga Peqini

Është zbardhur ekspertiza e ekzekutimit të 26-vjeçarit, Andi Zylyfi, i cili mbeti i vdekur një ditë më parë në fshatin Përparim të Peqinit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një person i maskuar ka qëlluar me 27 plumba në drejtim të 26-vjeçarit.

Mësohet se Zylyfi ka qenë në një lokal buzë rrugës nacionale Elbasan-Peqin, ku një automjet ka ndaluar shumë pranë lokalit nga ku ka zbritur një person i maskuar i cili ka qëlluar me breshëri plumbash Zylyfi, i cili për pasojë humbi jetën.