fbpx

Del foto, ja kush është mjeku që humbi betejën me COVID-19, miq e kolegë dedikime prekëse

mjeku.jpg

Ka ndërruar jetë sot mjeku Hysni Shkjau i cili prej ditësh po luftonte me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pukë ka reaguar për vdekjen e mjekut Shkjau dhe me anë të një statusi në Facebook,  ka shpërndarë edhe një foto të mjekut, i cili humbi betejën me pandeminë.

Gjithashtu në të njëjtin status, i kanë shprehur ngushëllime familjarëve duke e konsideruar largimin e tij nga jeta si një humbje të madhe për komunitetin dhe sistemin shëndetësor.

“Ndarja nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut na trishtoi pa masë të gjithëve. Dr. Hysni Shkjau 69-vjeçar nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre. Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese. Panvarsisht 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pukë i shpreh ngushëllime famljarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për komunitetin,”-shkruhet në postim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303