Del fotoja/ Ky është nëntogeri i Forcave të Armatosura që humbi jetën tragjikisht teksa pushonte me familjen

rip-696x423-696x405.png

Ministri i Brendshëm, Niko Peleshi dha një lajm të hidhur së fundmi ku bëri të ditur ndarjen nga jeta në moshë të re të Pavlin Rrasës, nga Lezha.

Rrasa mbante detyrën e Nëntogerit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. I riu u raportua i mbytur pasditen e djeshme në Tale të Lezhës. Mësohet se 27-vjeçari nuk është mbytur. Ai ka pësuar arrest kardiak, teksa ka qenë duke pushuar me familjen e tij.

Postimi i ministrit Peleshi:

I hidhëruar nga lajmi për largimin nga jeta e N/Toger Pavlin Rrasa. Pavlini 27 vjeçar pësoi një arrest kardiak ndërkohë që po pushonte me familjen. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së N/Togerit dhe kolegëve të tij të Repartit Ushtarak 1010.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303