fbpx

Del fotoja/ Sulmohet zyra elektorale e PD, si ndodhi ngjarja gjatë natës? Ish deputeti rrëfen situatën

sulm-1.jpg

Drejtuesi Politik në degën 7 në Tiranë, Agron Shehaj ka publikuar një foto në rrjetin social ku ka treguar se si është sulmuar zyra elektorale e PD. Thuhet se sulmi ka ndodhur gjatë natës.

Shehaj mes të tjerash tha se Rama dhe njerëzit e tij nuk kanë për të trembur PD-në.

“Ditët e fundit jemi të gjithë dëshmitarë për sulmet ndaj aktivistëve të Partisë Demokratike dhe zyrave elektorale të Partisë Demokratike. Kjo zyrë e Partisë Demokratike në zemër të Tiranës është sulmuar, është dëmtuar rëndë natën e kaluar. Këto sulme janë të gjitha të frymëzuara nga Edi Rama dhe janë shenjat e qarta të panikut nga humbja. Edi Rama duhet sa më shpejt të dënojë dhunën dhe të ndalë rritjen e dhunës ndaj nesh . Edi Rama dhe njerëzit e tij nuk kanë për të na trembur. Ne të gjithë bashkë do vazhdojmë të punojmë deri në datën 25 Prill. Në datën 25 Prill Edi Rama do humbasë dhe Shqipëria do të fitojë dhe ne të gjithë së bashku do fillojmë të punojmë për njerëzit”, shkruan Shehaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303