Del fotoja/ Zbulohet një nga serbët përdhunues të shqiptares në Kosovë

Personi që shikoni në foto është Dejan Stankovicc. Ai dyshohet se është një nga serbët të cilët janë fotografuar teksa përdhunojnë të renë kosovare, në prani të familjes gjatë luftës në Kosovë.

Akti kriminal mund të jetë kryer në zonën e komunës së Rahovecit, dhe gruaja që shfaqet në foto teksa dhunohet nga tre serbë është gjallë.

Ditën e sotme, teksa Kuvendi i Kosovës mabjti seancën plenare për votimin e rezolutës për genocidin serb, deputetja Flora Brovina ka paraqitur para mediave një dëshmi tronditëse.

Deputetja e PDK-së ka treguar një foto ku shihet se si ushtarët serbë përdhunojnë një femër në Kosovë, ndërsa sipas saj ky akt është kryer në sy të familjarëve.

Brovina ka treguar se fotografia është marrë nga aparati i humbur i një ushtari serb. dosja.al