Del lista/ 24 drejtuesit që do aplikojnë sistemin “41 bis”, do bëjnë ‘zap’ të fortët

24 drejtuesit të rinj si shefa policie në burgjeve, prej pak ditësh kanë marrë detyrën për të vënë në zbatim masat shtesë për sigurinë në burgje dhe zbatimin e “41 bis”. Këta efektivë i janë nënshtruar një kontrolli paraprak në lidhje me pastërtinë e figurës, pasurisë dhe anës profesionale dhe zëvendësojnë ish kolegët e tyre të larguar për shkak të rezultateve të dobëta në punë, ku ishin kapur sende të ndaluara, drogë, telefona dhe kontakte me persona të lidhur me krimin.

“Jordan Misja” ose burgu 313 në Tiranë i është besuar Nikolin Gjonpalit, ndërsa IEVP 302 njohur edhe si “Mine Peza” i është besuar Ferdinand Peçit. Në Burrel është caktuar Bardhyl Koxha, në Kukës Mentor Rada, në Krujë Lulzim Haxhia, në Tropojë Selim Selimaj, në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë është caktuar Fatos Dosti, në Lezhë Zydi Katroshi.

IEVP “Ali Demi”, njohur edhe si burgu i grave i është besuar si shefe policie zonjës Mimoza Rumano, IEVP Tepelenë Het’hem Llapit, Saranda Artur Mustës, IEVP riedukimit të të miturve në Kavajë i është besuar Mina Velos.

Në Fier shef policie në IEVP është caktuar Bashkim Mece, Berat Ilia Papa, Vaqarr Agim Tafaj, Shkodër Tofik Sinani, Lushnjë Syrja Malasi, ndërsa në spitalin e burgut në Tiranë është caktuar Elona Prespa.

Në Vlorë është vendosur Lefter Shehu, Durrës Gëzim Gjoni, Elbasan Fatjom Sadiku, Rrogozhinë Fatmir Kacelli. Burgjet e sigurisë së lartë si Drenova në Korçë i është besuar Artur Gushos dhe Peqini i është besuar Hysni Ndreut. I vetmi drejtues që nuk është prekur nga kjo lëvizje e cila shkaktoi një tërmet brenda burgjeve ishte drejtori i përgjithshëm i policisë Bardhyl Kacorri i cili është ende në detyrë.

Nr . IEVP Shef policie

1. Burrel Kadri Koxha
2. Ali Demi Mimoza Rumano
3. Kukës Mentor Rada
4. Tepelenë Het’hem Llapi
5. Krujë Lulzim Haxhia
6. Sarandë Artur Musta
7. Kavajë Mina Velo
8. Fier Bashkim Meçe
9. Berat Ilia Papa
10. Korçë Altin Gusho
11. Tropojë Selim Selimaj
12. Peqin Hysni Ndreu
13. Spitali Burgjeve Elona Prespa
14. Jordan Misja Nikolin Gjonpali
15. Shkodër Tofik Sinani
16. Lezhë Zydi Katroshi
17. Vlorë Lefter Shehu
18. Durrës Gëzim Gjoni
19. Lushnjë Syrja Malasi
20. Fushë Krujë Fatos Dosti
21. Vaqarr Agim Tafaj
22. Elbasan Fatjon Sadiku
23. Mine Peza Ferdinand Preçi
24. Rrogozhinë Fatmir Kacelli