fbpx

Del nga rruga makina, përfundon 10 metra poshtë rrugës

auto_aksident-41603963068.jpg

Në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan një automjet si pasojë e qarkullimit me shpejtësi tej normave të lejuara ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në “Përroin e Babjes”.Si pasojë e aksidentit fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Automjeti sipas dëshmitarë  ka pësuar dëmtime të shumta pasi është rrokullisur të paktën 10 metra poshtë rrugës.

Nxjerrja e automjetit nga shtrati i përroit është bërë me vështirësi, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i automjetit sipas burimeve nga vendngjarja është hedhur gjatë kohës që ka dalë jashtë korsisë së rrugës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303