fbpx

Del njoftimi/ Fitorja e Tiranës, në heshtje si pasojë e COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë vendimin që ndeshja e fundit, Tirana-Bylis do të zhvillohet pa tifozë dhe sipas protokollit sanitar të vendosur nga ky institucion. Madje, edhe festimet për titullin kampion do të zhvendosen në një moment të dytë.

NJOFTIM

Te merkurën datë 29/07/2020 përballja e fundit e kampionatit KF Tirana- KF Bylis. Tirana zbret ne fushë si kampione e vendit për sezonin 2019-2020 në ditëlindjen e saj të 100-të.
Duke marrë shkak nga situata e pazakontë e pandemisë COVID-19, të gjitha organizimet e menduara për festën e përbashkët të këtij viti jubile do të zhvendosen në një moment te dytë me shpresën se kjo situatë do të përfundojë. Klubi i Futbollit Tirana njofton se ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania” në orën 19:00 pa praninë e tifozëve sipas protokolleve përkatëse dhe rregullave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.