Del njoftimi/ Ja cilët personave u lejohet lëvizja jashtë Shqipërisë

rinas.jpg

Policia e Shtetit ka publikuar një informacion mjaft të rëndësishëm ditën e sotme në lidhje me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë drejt shteteve të tjera.

Mësohet se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet si më poshtë;

  • me Kosovën 🇽🇰 lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
    • me Malin e Zi 🇲🇪 mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse është një grup mbi 10 vetë, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;
  • me Maqedoninë e Veriut 🇲🇰 lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
    • me Greqinë 🇬🇷 lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;
    • me vendet e tjera të zonës Schengen 🇪🇺 nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.
    Për të udhëtuar drejt Shqipërisë 🇦🇱 kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303