TË FUNDIT

Del pozitiv testi/ Mjeku preket nga COVID-19, si u infektua dhe ç’po ndodh me të? Detajet e para

Pak më parë u konfirmua se numri i personave të prekur nga koronavirusi shkoi në 64 dhe se brenda 24 orësh u shënuan vetëm 5 raste të reja. Ndërkohë mësohet se një ndër personat që ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19, është një mjek i spitalit të Lushnjes.

Analizat e tij u bën pasi mjeku ishte pjesë e mjekëve të spitalit Shefqet Ndroqi i cili bënte turnin e mjekut roje ku ishte i shtruar dhe pacienti nga Lushnja i cili ndërroj jetë ditën e djeshme. Menjëherë pas daljes së analizave mjeku është vetkarantinuar në ambjentet e shtëpisë.

Nga informacionet e mara mësohet se mjeku nuk ka shenja apo shqetësime që karakterizohet koronavirusi. Veç kësaj mostra analize janë marrë dhe personave që mjeku ka patur kontakte në spitalin e Lushnjës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat