Del prapaskena/ Zbulohet kush i bëri bashkë mazhorancë-opozitë për Reformën Zgjedhore

tryeza-780x405.jpg

Mazhoranca dhe opozita mesa duket kanë rënë dakord për një marrëveshje në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Ata janë ulur në një tryezë diskutimi ditën e sotme, pikërisht për të arritur një marrëveshje mes palësh.

Mirëpo, raportohen disa prapaskena pas këtij pakti mes palëve, ku thuhet se puna e ndërkombëtarëve për të arritur këtë gjë, ka qenë e madhe dhe një përpjekje prej kohësh.

Ky lajm u bë i ditur nga Top Channel, ku mëson se kanë qenë përfaqësuesit e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe që janë angazhuar intensivisht për të afruar qëndrimet e PD dhe PS.

Amerikanët dhe britanikët kanë zhvilluar takime të ndara me kryeopozitarin Lulzim Basha, por edhe me Oerd Bylykbashin, i cili është mandatuar së fundmi për të përfaqësuar PD-në në tryezën e “Këshillit Politik”.

Diplomatët kanë zhvilluar takime edhe me Damian Gjiknurin e Partisë Socialiste, i cili bashkëdrejton Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore me Rudina Hajdarin.

Falë ndërmjetësimit të SHBA dhe Britanisë është bërë e mundur që palët të heqin dorë nga kushtet dhe të bien dakord për marrëveshjen që u bë publike sot, e cila parashikon formimin e Këshillit Politik, duke shmangur kështu Komisionin Parlamentar nga marrëveshja për reformën zgjedhore.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303