fbpx

Del raporti/ IGJEUM regjistroi vetëm 15 sekondat e para të tërmetit të 26 nëntorit

termet-3.jpg

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar sot një raport ku në të thuhet se IGJEUM regjistroi vetëm 15 sekondat e para të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit. Kjo ndodhi për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stacionin e Durrësit.

“Mungesat e burimeve njerëzore rrit riskun e cenimit të monitorimit të plotë të aktivitetit sizmik, meteorologjik dhe hidrologjik në Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, pasi ky monitorim kryhet 24 orë pa ndërprerje. Cenimi i monitorimit të aktivitetit sizmik, mund të sjellë pasoja në jetë njerëzish dhe dëme materiale më të larta nga vlera e investimit për mirëmbajtjen e tyre”,thuhet ne raport

E më tej, KLSH shënon se IGJEUM nuk ka në përbërje strukturë të teknologjisë si dhe asnjë pozicion specialisti IT, duke krijuar risk të lartë mbi identifikimin, trajtimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme të Teknologjisë së Informacionit në institucion.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303