Sipas prestigjiozes franceze “L’Equipe”, Kylian Mbappe i është nënshtruar një analize për të zbuluar nëse është i prekur nga famëkeqi Coronavirus, pasi talenti francez kishte munguar në dy seancat e fundit stërvitore për shkak të dhimbjeve në fyt dhe temperaturës.
Për fatin e mirë të kampionëve të Francës, rezultati paraprak i testit doli negativ, ndonëse ai përfundimtar do të jepet në orët në vazhdim. Nëse do të ndodhte e kundërta, do të kompromentohej edhe Championsi.
Advertisement