fbpx

Del video, ja momenti kur deputeti ja ‘fut vrapit’ nga Parlamenti kur nis tërmeti

Një lëkundje e madhe shkundi Islandën, Rejkjavikun. Tërmeti ishte me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter, ndërsa lëkundjet u ndjenë pothuajse në të gjithë vendin.

Gjatë kohës kur kryeqyteti u godit nga tërmeti, po zhvillohej seanca parlamentare.

Kamerat brenda Parlamentit kanë filmuar momentin se si një deputet, i cili po mbante fjalim, largohet me vrap nga foltorja sapo ndjeu lëkundjet e forta sizmike.

Godina e Parlamentit u lëkund, ndërsa kryeparlamentari u mundua të ruante qetësinë.