Del video / Mjeku tregon si e shpëtuan Klajdi Qaton, 8 metra nën rrënoja

I ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, Grej Malo mjek vullnetar ka folur për operacionin e shpëtimit të Klajdi Qatos i cili u bllokua nën rrënoja në vilën “Palma” në Durrës nga tërmeti që goditi vendin.

Malo u shpreh se operacioni ishte i vështirë por Klajdi i ka dhënë një ndihmesë edhe ekipit: “Duke qënë se është inxinier elektrik ndihmën e parë ia kishte dhënë vetë vetes”, tha ai.

“Operacioni ka zgjatur 21 orë. Në ato momente nuk mendon për frikën, ke vetëm solidaritetin duke menduar vetëm për pacientin. Klajdi kishte një psikologji shumë të mirë, morali i tij na ndihmoi që edhe ne ta ndihmonin. Nën rrënoja kishtë bërë disa struktura mbajtëse, kishte fashuar kokën pasi ishte dëmtuar, ndihmën e parë ja kishte dhënë vetë vetes”, tha ai.

Klajdi është inxhinier, kishte një hapësirë tejet të vogël, dhe gjatë punimeve për të hapur një tunel të vogël për të arritur te Klajdi egzistonte frika. Ai ishte tepër korrekt, së bashku komunikonim me një radio që u munduam të ja kalonim Kljadit. /abcnews.al