fbpx

Del video/ Momenti kur autori largohet pak pas masakrimit të Luljetës, detaje horror

ay.jpg

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptares Luljeta Heshta 47-vjeç, e cila ushtronte prostitucion në Itali.

Ajo u godit pesë herë me thikë, 3 herë në këmbë dhe 2 në kurriz, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Autori i dyshuar për vrasjen ishte 43-vjeçari shqiptar, Alfred Kipe i cili prej 20 vitesh ishte në lidhje me viktimën.

Kipe vazhdon ta mohojë krimin, por prokuroria e Lodi-t ka pak dyshime që 43-vjeçari, me precedentë të mëparshëm penale për dhunë dhe armëmbajtje pa leje, është fajtor për vrasjen e ndodhur pak pas orës 13:30 të së dielës, në rrethrrotullimin e Binasca, një vend i frekuentuar nga prostitutat, një profesion që kishte zgjedhur të bënte edhe Luljeta.

Për të përmbyllur rrethin e hetimeve, autoriteteve i mjaftuan 12 orë. Kipe, i papunë dhe pa automjet, në 13:30 mbërriti nga Milano drejt vendit ku ndodhi krimi, duke përdorur transportin publik. Ai e ndoqi dhe mbërriti tek gruaja të cilën e masakroi me thikë, (ndoshta me thikë buke, por arma deri më tani nuk është gjetur). Ajo që e fut në kurth shqiptarin është një video, e publikuar këtë të martë në mediat italiane.

Alfred Kipe u arrestua gjatë orëve të pasdites të së dielës, në shtëpinë e tij në Corvetto të Milanos. Në orën 01:30 të së hënës, 43-vjeçari përfundoi në burgun e San Vittore për akuzën e vrasjes.

Shumë dëshmitarë thanë se autori mbante në kokë një kapele të zezë, xhup po të zi dhe atlete të kuqe. Por jo vetëm kaq. Një shofer e filmoi vrasësin me telefon, vetëm pak kohë pas ngjarjes, material që u sekuestrua nga prokuroria.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303