fbpx

Del videoja/ Kamerat e ndjekin nga pas, momenti kur Shpëtim Idrizi gjuan eskortën e ministrit grek

Është kapur nga kamerat momenti kur Shpëtim Idrizi ka qëlluar me shishe me ujë eskortën e ministrit grek. E gjithë ngjarja zhvillohet në minutën e 23-të në video, ku dhe Idrizi nis të vrapojë dhe kamerat e ndjekin nga pas.

Idrizi i kërkoi policisë që nëse ka shqiponjën në kokë të shkojnë të kapin ata që djegin flamurin shqiptar në jug. Sipas tij Rama po çon përpara vetëm axhendën greke.

“Është absurdi i një policie që nuk di çfarë bën. E ruajtën ministrin e Jashtëm tani na kanë bllokuar ne, nuk dimë ku të shkojmë. Ky është absurdi i një policie politike.

I them policisë që nëse janë trima dhe kanë shqiponjën në ballë të shkojnë të kapin ata që djegin flamurin në jug”, tha ndër të tjera Idrizi.