Delegacioni i deputetëve të Bundestagut me në krye Josip Juratovic, kanë folur në lidhje me krizën politike në vend dhe bojkotin e Parlamentit nga ana e opozitës.
“Gjithsekush është i lirë të bëjë protestë, por bojkotimi i Parlamentit do të thotë bojkotimi i demokracisë. Bojkoti është kthyer në sport të dashur për shqiptarët, nëse nuk e duam diçka hajde ta bojkotojmë. E thënë thjeshtë Parlamenti ka të njëjtën shenjë siç ka për mua si i krishterë kisha. Në rajon do të përmendja një vend që zhvillohen zgjedhje por nuk arrihet deri në krijimin e qeverisë. Të gjitha ndryshimet duhet të realizoheshin nëpërmjet Parlamentit. Një gjë që unë e konsideroj thelbësore është rinia’, theksoi Juratovic.
Gjithashtu, ai tha se edhe nëse më 30 qershor do të ketë zgjedhje, shqiptarët duhet të marrin fatet e tyre në dorë.
“Unë personalisht nuk jam askush që të jap receta, është vendi i juaj dhe nëse 30 qershor do të ketë zgjedhje është në dorën e shqiptarëve të vendosin se çfarë duan për të ardhmen e tyre. Unë pres nga partitë që të marrin pjesë në këtë proces”, tha ai./real-news.tv