Delegacioni i Listës serbe në Berlin, takim me të dërguarin e Trump

lista-serbe-delegacioni.jpg

Një delegacion i Listës Serbe ka  udhëtuar në Berlin, ku do të zhvillojë një seri takimesh sot dhe nesër në Bundestagun gjerman, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe zyrën e kancelares, Angela Merkel.

Delegacioni, i përbërë nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetari Dalibor Jevtiq dhe anëtari i Kryesisë së partisë, Bratislav Nikoliq, së pari do të takohet me disa anëtarë të Bundestagut, pastaj me Matthias Lutenberg,këshilltar i kancelares Angela Merkel dhe do të zhvillojë takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Zyrtarët gjermanë do të diskutojnë situatën në Kosovë pas zgjedhjeve, si dhe pozicionin e popullit serb në Kosovë.

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, gjatë së enjtes do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe në Berlin.

scroll to top