“Delta ka një përhapje më të shpejtë, disa prej simptomave ndryshojnë”. Mjeku Stroni jep detajet, flet edhe për vaksinimin anticovid

gent-stroni.png

Mjeku infeksionist Gentian Stroni, në një intervistë për gazetaren e Fax News, Fjona Çela ka bërë një skanim të gjendjes në të cilën ndodhet vendi sa i takon infektimeve Covid, varianteve të reja që janë në qarkullim, por edhe atë që mund të na presë gjatë vjeshtës.

Sa i takon variantit Delta, Stroni tha që të gjitha shanset janë që të jetë prezent edhe në vendin tonë, pavarësisht se nuk është diagnostifikuar në mënyrë laboratorike.

Sa të rrezikuar jemi nga Delta?

Stroni: Edhe vendi ynë ka të njëjtën situatë si shtetet e tjera, jemi të bindur që tashmë Delta është në vendin tonë, pasi nuk mund të jetë në të gjitha shtetet fqinje dhe jo te ne. E vetmja gjë ka qenë se ne nuk e kemi konfirmuar nga laboratorët e referencës, indicia e parë ka qenë që në laboratirët e ISHP. Të gjitha gjasat janë që ky variant të jetë edhe në Shqipëri.

Delta ka një përhapje më të shpejtë, edhe pse disa prej simpromave ndryshojnë, janë të njëjtat sjellje dhe këshilla si në rastin e Covid. Distancim, mbrojtje, të paktën për personat që nuk janë imun, që nuk e kanë kaluar Covid, dhe që nuk janë vaksinuar. Ne e prisnim që të kishte një rritje të rasteve, edhe pse prisnim që kjo të ndodhte në vjeshtë.

Të mos harrojmë që ka prurje për shkak të shtimit të lëvizjeve, dhe mund të kemi dhe një rritje të mëtejshme të rasteve, për shkak të emigrantëve, turistëve.  Edhe pse ka kontrolle, kjo nuk e përjashton mundësinë që një person bartës i Covid.

Delta ka simptoma më të ngjashme me një virozë stinore, siç janë hundët e zëna, dhimbje sysh dhe dhimbje fyti. Këto situata janë tipike të vjeshtës, ose të fundit të dimrit, nëse një person i ka këto simptoma tani, është mirë që të ketë një distancim.

Sa i takon mungesës së kryerjes së tamponeve për ata që hyjnë në pikat kufitare të Shqipërisë, Stroni tha kjo bëhet për shkak të mungesës së kapaciteteve. Sipas mjekut në disa raste është e pamundur që testi të dalë pozitiv, pavarësisht se personi është bartës i Covid.

Masat kufizuese në pikat kufitare

Stroni: Unë them që për ata që hyjnë është e mira që të bëhet një tampon, a mund të bëhet kjo? Varet nga kapacitetet, sa kohë që ata kur vijnë kanë një pasaportë vaksinimi, apo një test, kanë qenë të frenuara nga shtetet nga vijnë. Ai mund të infektohet sot dhe ai mbërrin në vendin pritës pa simptoma, të cilat mund ti shfaqen më vonë.

Lidhur me javën e hapur të vaksinimit, mjeku bëri thirrje që qytetarët ta shfrytëzojnë maksimalisht mundësinë, pasi çdo vaksinë, edhe më pak efektivja, krijon njëlloj mbrojtje imunitare.

Java e vaksinimit të hapur, dhe shanset që ka për të mbrojtur nga infektimi

Stroni: Ne ecim me rekomandimet nga OBSH, ku në shumë vende ka nisur dhe vaksinimi i personave mbi 12 vjeç, unë jam personi që këshilloj bërjen e vaksinës, është efiçente. Vaksina bën të mundur rritjen e antitrupave, duke u imunizuar të gjithë ne do të ulim sa të mundim shanset që pacientët të shkojnë drejt spitaleve. Ne kaluam një situatë të vështirë, ku humbjet e jetës qenë shumë të larta, kemi arritur në një masë deri në 60% të popullatës, që ose e kanë kaluar Covid, ose kanë bërë vaksinën.

A mund të ketë variante të tjera? Sigurisht që mund të ketë, dhe i janë vënë dhe emra të tjerë, pavarësisht kësaj, origjina është një dhe e vetme, koronavirusi. Parë në këtë këndvështrim ne nuk mund të themi me siguri që nuk do të ketë variante të reja të Covid.

Nuk ka arsye që të hezitojmë në bërjen e vaksinave, qoftë edhe asaj që thuhet se është më pak efektive. Unë kam bërë Pfizer, dhe e kam pasur një javë më pas një lloj problematike, varet si reagojnë organizma të ndryshëm. Te ne shifrat janë jo aq të larta sa ne të bëjmë një studim të mirëfilltë në lidhje me efektet anësore.

Ndërkohë lidhur me preferencat që kanë shqiptarët në dukje për vaksinën Pfizer, Stroni tha se Shqipëria nuk e ka luksin që të ketë në shumicë të gjitha llojet e vaksinave.

Pse qytetarët preferojnë Pfizer

Stroni: Është e mira që vaksinat të menaxhohen nga shteti, që të përdoren të gjitha resurset që janë në dispozicion. Duhet të bëhen llogaritjet në bazë të problematikave që secili prej qytetarëve ka, parë në këtë këndvështrim, edhe java e hapur duhet gjykuar si një benefit.

Nuk e kemi luksin që të lejojmë qytetarët që të vendosin ata për llojin e vaksinës që duhet të bëjnë. Duhet të jemi të sinqertë, që ne e pamë që të gjitha vendet e vogla përfshirë Ballkanin patën probleme në sigurimin e vaksinave, në perëndim pati njëllon tregu të zi.

Sa i takon mundësisë së shtimit të masave kufizuese me rritjen e rasteve, Stroni tha se duhet të kemi parasysh se shqiptarët janë duke bërë një jetë të shkujdesur, dhe me ardhjen e vjeshtës në rast se rastet rriten, duhet të rishikohen kufizime.

Masat kufizuese dhe rritja e rasteve

Stroni: Të jem i sinqertë që deri para një jave çdolloj mase do të ishte e tepërt, deri para një jave unë mendoja se nuk kishte nevojë as për orën policore gjatë natës, po në rast se ne do të kemi një rritje të infektimeve dhe shtrimeve në spital, masat do të duhet të shtohen. Ne po bëjmë një jetë normale, pa mbrojtje, paksa e shkujdesur, mund të na çojë në një situatë tjetër./ faxnews

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303