Dëmet e mëdha të tërmetit, ja bilanci paraprak në tre bashki më të rënduara

dfgerth45rhj5j5j.jpg

Zv.Ministrja e Brendshme Rovena Voda ka përcjellë një bilanc paraprak mbi dëmet e inspektuara deri më tani nga tre bashki të vendit, Durrës, Shijak dhe Krujë. Sipas bilancit të deritanishëm, janë inspektuar 469 objekte, ku 180 prej tyre janë shpallur të pabanueshme.

Shumica e godinave të pabanueshme (150) gjenden në qarkun e Durrësit, atje ku dëmet e tërmetit 6.4 të shkallës rihter kanë qenë dhe më masivet.

Zv.Ministrja u shpreh se në Durrës 21 objekte të tjera do të prishen për shkak se rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe s’mund të riparohen.

SHIFRAT AKTUALE

“Deri më tani në Shqipëri kanë ardhur ekspertë nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra dhe Franca, dhe pritet që në ditët në vijim të vijnë të tjerë.

  • Bashkia Durrës – 378 Objekte të inspektuara, 150 të pabanueshme, 21 për tu prishur;
  • Bashkia Krujë – 46 Objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;
  • Bashkia Shijak – 45 Objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;

Vazhdon shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, ora 18:30, janë prishur 15 objekte të shkatërruara, 8 objekte në qytetin e Thumanës dhe 7 objekte në Durrës.

 

Aktualisht, në Durrës vijon aksioni dhe po punohet në 8 objekte.”-tha zv.Ministrja.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303