Dëmet nga tërmeti, PD e Korçës: Bashkia po mban peng dëmshpërblimin e familjeve të prekura

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2-1.jpg

Tërmeti i 26 nëntorit ka sjellë dëme të mëdha në njerëz dhe në banesa, me dhjetëra të vdekur e me qindra të plagosur. “Qeveria nuk ka marrë mundimin të japë asnjë lloj ndihme deri tani”, kjo ka qenë deklarata e degës lokale të PD Korçë.

“Por qeveria jo vetëm për tërmetin e fundit që s’po e vë ujin në zjarr por në një prononcim të degës lokale të Partisë Demokratike në Korçë thuhet se pushteti lokal i rilindjes  pra, Bashkia e Korçës, mban peng dëmshpërblimin e 288 familjeve të prekura nga tërmeti i qershorit”, theksoi nënkryetarja e PD të Korçës Ledina Alolli.

scroll to top