Demi Lovato zhduk nga ndjekësit të gjithë “miqtë” e saj

Screenshot_32-7.jpg

Të gjithë e kemi përjetuar të paktën një herë këtë moment! Hap “Instagram-in” dhe nis të bësh ‘unfollow’ të gjitha ata që dikur ishin miqtë e tu të ngushtë, e ndërsa sot mezi të japin edhe një ‘like’. Pikërisht këtë ka bërë edhe Demi Lovato, e cila qëndroi për më shumë se 90 ditë në qendër rehabilitimi, pasi u gjet në gjendje mbidoze në muajin korrik.

“ET” raporton se këngëtarja ka hequr nga ndjekësit e saj mikun e vjetër Nick Jonas, me të cilin kishte bashkëpunuar që prej “Camp Rock”, ndërkohë që ndjek vëllezërit e tij si dhe prindërit.

Sakaq, Iggy Azaela është emri i dytë që është ‘ekzekutuar’ në operacionin “Fshesa” në “Instagramin” e këngëtares së hitit “Sober”.

Gjithashtu, personazhi i tretë që nuk është më në listën e miqve të Demi Lovatos është këngëtarja Selena Gomez, të cilat kanë qënë mikesha të ngushta prej vitesh. Në fakt, ishte Selena ajo që fshiu e para në fillim të vitit 2018 Demin dhe ajo thjesht vonoi t’i kthente nderin!

scroll to top