fbpx

“Demokracia në Shqipëri është përkeqësuar”, renditja e Freedom House

freedom-house-1.jpg

Në një sistem vlerësimi nga 1 në 7—ku 1 tregon nivelin më të lartë të demokracisë dhe 7 nivelin më të ulët, Freedom House e ka vlerësuar Shqipërinë me 3,82 pikë në krahasim me 3,89 pikë një vit më parë, duke dalë në përfundimin se demokracia në Shqipëri është përkeqësuar.

Sipas përcaktimit të FH, Shqipëria vazhdon të jetë regjim hibrid mes autokracisë dhe demokracisë.

Shqipëria vlerësohet dobët për sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë e tij (3.25 pikë) dhe korrupsionin (2.75 pikë). Ajo gjithashtu mori rezultate më të ulta se një vit më parë për qeverisjen demokratike (3.25 pikë).pavarësinë e medias (3.75 pikë) dhe proceset zgjedhore(4.25 pikë).

Në rajon, Shqipëria renditet më poshtë se Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia. Ndërsa mesatarja për Europën është 5.4, ndjeshëm më e lartë se ajo e Shqipërisë.

Raporti thekson se demokracia në Shqipëri u përkeqësua në vitin 2019, duke materializuar kështu frikën në rritje për vendosjen autoritarizmit dhe një sistem jofunksional të mekanizmave për të kontrolluar dhe balancuar qeverinë.

Raporti thekson se gjatë vitit 2019, Shqipëria nxori në pah jo thjesht një tjetër krizë politike, por edhe konflikte institucionale, gjë që zbuloi se sistemi aktual është i paefektshëm në parandalimin e këtyre konflikteve.

Gjithashtu tendencat shqetësuese u vunë re në fushat e qeverisjes demokratike kombëtare, proceset zgjedhore, pavarësinë e mediave dhe korrupsionin.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303