Demokratët sfidojnë Trump për buxhetin

congress.jpg

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, e kontrolluar tashmë nga demokratët, ka votuar për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë, por lëvizja ka shumë gjasa të bllokohet nga presidenti.

Trump ka thënë se do të refuzojë çdo masë që nuk përfshin financimin për murin e propozuar prej tij në kufirin me Meksikën.

Kryetarja e re e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se asnjë financim për murin nuk është i disponueshëm. Senati i kontrolluar nga republikanët, ndërkohë, mund të mos e votojë legjislacionin.

Kreu i shumicës atje, Mitch McConnell tha se republikanët nuk do të mbështesin masat që vet Trump nuk i mbështet dhe e quajtën lëvizjen e demokratëve, një lëvizje të pamenduar.

Legjislacioni i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve do të financonte operacionet e sigurisë në vend, deri më 8 shkurt, e disa agjenci të tjera deri në shtator. Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane nisi kur Kongresi dhe presidenti Trump nuk arritën një marrëveshje mbi projektbuxhetin në dhjetor.

Republikanët e Trumpit e kanë miratuar një ligj fillestar të buxhetit, që përfshin edhe 5 miliardë dollarë për ndërtimin e murit, kur kishin ende shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, por ata nuk mundën të merrnin 60 votat e nevojshme në Senatin me 100 vende, ku vet ata kanë shumicën.

Demokratët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesmandatit dhe përfaqësuesit e rinj bënë betimin të enjten. Tani pritet që presidenti të rifillojë bisedimet për buxhetin me udhëheqësit demokratë dhe republikanë, gjatë ditës.

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane filloi kur Kongresi dhe z. Trump nuk arritën të arrijnë një marrëveshje mbi një projekt-buxhet në dhjetor./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303