24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Dënimi i Dajtit/KLP tregon ç’do bëjë me gjyqtarët

spot_img

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka deklaruar se do të shqyrtojë rastin e vendimit mbi dënimin e Dritan Dajtit.

Nisur nga kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë,  Këshilli i Lartë Gjyqësor thekson se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm.

Këshilli nënvizon se do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i është drejtuar me kërkesë ligjore KLGj-së për hetimin e gjyqtarëve Skënder Damini, Aleks Nikotli dhe Petrit Aliu, ku kërkon hetimin disiplinor dhe shkarkimin e tyre. Gjyqtarët e mësipërm  hoqën vendimin e dënimit me burg të përjetshëm për Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat