Dënimi i Skënderbeut, UEFA mburret

Konfirmimi nga KAS i dënimit ekzemplar që UEFA i bëri Skënderbeut, ka bërë që organizmi më i lartë i futbollit në Europë të mburret.  Nëpërmjet një deklarate, UEFA Shprehet se e mirëpret vendimit e KAS për të hedhur poshtë apelimin e KS Skënderbeut.

UEFA shprehet ndër të tjera, se ky është një tjetër shenjë besimi për Sistemin e Zbulimit të Mashtrimit me Bastet(BFDS) që përdor UEFA, për të identifikuar bastet aspak normale në ndeshjet që luhen në Europë si dhe në nivele kombëtare, dhe e quan këtë instrument që monitoron rezultatet nga Sportradar, si garantues për integritetin e ndeshjeve dhe kampionateve.

KAS la në fuqi vendimin për përjashtimin e KS Skënderbeut nga kompeticionet e UEFA-s për 10 vite, si dhe një gjobë prej 1 milionë eurosh për fiksim ndeshjes.