Kryedemokrati, Lulzim Basha ka bërë një lëvizje të papritur, menjëherë pas vendimit që u dha për Ervin Salianji ditën e sotme për dosjen ‘Babale’.
Ai ka lajmëruar se do të mbajë një deklaratë në selinë e tij, pranë Partisë Demokratike.
Në një njoftim nga zyra e shtypit, Basha bën me dije se disa orë pas dënimit të ish-deputetit Ervin Salianji me një vit burg, do të ketë një reagim nga kreu i PD-së.