TË FUNDIT

Denoncimi/ “2 sirianë kanë rënë nga taraca e Drejtorisë së Policisë, drejtori bën presion të mos raportohet si lajm”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në Facebook një denoncim të rëndë të një qytetari, sipas të cilit dy qytetarë sirianë të cilët ndodheshin në policinë e Durrësit kanë tentuar të arratisen duke u hedhur nga tarraca dhe janë në gjendje të rëndë.

Ja postimi i Berishës:

Dy refugjate siriane bien nga tarraca e drejtorise se narkopolicise.

Narkopolicia fsheh ngjarjen.

I bej thirrje Komisionerit te Larte te OKB per refugjatet UNHCR te nderhyne me urgjence dhe te interesohet per fatin e refugjateve, pasigurine dhe trajtimin e tyre nga mafia zyrtare e narkoshtetit te pare dhe te vetem ne Europe i Edvin Hajdutit.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor.

Para dy ditesh eshte kapur nje skaf qe ishte nisur me rreth 30 Siriane nga Kepi i Rodonit ne drejtim te Italise. Ato jane shoqeruar ne Drejtorine e Policise ne Durres, gjate nates dy Siriane kane arritur te hipin ne taracen e drejtorise se policise edhe nepermjet kabullit te telefonit kane tentuar te largohen por i eshte keputur kabulli edhe kane rene nga ndertesa kater kateshe edhe jane ne gjendje te rende ne spitalin e Durresit.

Drejtori i Policise ju ka bere presion punojseve qe mos te raportohet si lajm edhe nuk eshte pasqyruar. Shume pak dihet edhe per dy jetet e Sirianeve, por informacioni i paket qe ka rrjedhur thuhet se jane ne gjendje shume te rende.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat